Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

TRAGJEDI/ I pikasi policia, trafikantët hedhin në mes të detit emigrantët, 4 të vdekur

Trafikantët i hodhën në det për të mos u kapur nga policia

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Spanjës, ku të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, trafikantët që po i transportonin emigrantët i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit, për shkak se u pikasën nga rojet bregdetare.

Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle, dhe nga frika, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, që të hidheshin në det.

Kjo rezultoi fatale për katër prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije. Mes emigrantëve ka gra dhe fëmijë të mitur.

Janë të shumta rastet e ngjashme që kanë përfudnuar në tragjedi, pasi personat që zotohen për t’i transportuar emigrantët e paligjshëm drejt vendeve të Evropës, i braktisin në mes të detit, për të mos u kapur nga policia kufitare.