Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tragjedia në Kroaci, shqiptarja me BMW luksoze përplas për vdekje motër dhe vëlla

Një 29-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka shkaktuar tragjedi duke aksidentuar për vdekje dy të rinj në rrugët e Kroacisë. Mediat lokale bëjnë me dije se 29-vjeçarja shqiptare Klevisa Ymeri, që prezantohet në rrjetet sociale edhe si modele, ishte duke drejtuar një automjet tip BMW me targa sllovake teksa përplasi për vdekje dy të rinjtë, motër dhe vëlla, Stjepan dhe Katarina Derek në zonën e Ratacit.

Shqiptarja me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve që kanë humbur jetën në vendngjarje.

Vetë e reja shqiptare ka pësuar lëndime të lehta dhe për këtë arsye është transferuar në repartin e kirurgjisë abdominale në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut.

Pas aksidentit dhe daljes nga Spitali i Përgjithshëm i Dubrovnikut, shqiptarja është arrestuar dhe marrë në pyetje nga autoritetet lokale, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për të.

Mediat kroate raportojnë se as Ymeri dhe as dikush nga familja e saj nuk ka kontaktuar me familjen Derek për t’i shprehur ngushëllimet apo keqardhjen e tyre.

Përveç rrjeteve sociale, ku publikon foto/video nga jeta luksoze që bën, e reja shqiptare njihet edhe për surprizën që në vitin 2022 i bëri mikut të saj në burgun e Trentos në Itali.

Ajo së bashku me disa shqiptarë të tjerë, surprizuan të burgosurin për ditëlindje me fishekzjarre dhe altoparlant duke sjellë dhe reagimin e policisë lokale.