Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po pret që konflikti me Iranin të përfundojë “shumë shpejt”.
Deklarata e Trumpit vjen në kohën kur raportohet se ShBA-ja, Irani dhe Omani po zhvillojnë përpjekje diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme që do të mundësonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, raporton Assocciated Press, transmeton Klankosova.tv.
Ai po ashtu tha se nuk beson se rritja e çmimeve të energjisë do të zgjasë për një periudhë të gjatë.
Në anën tjetër, tensionet janë rritur edhe në Jemen, ku forcat jemenase kanë raportuar se sulmet e kryera nga rebelët Houthi me dronë kamikazë dhe raketa balistike kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 17 ushtarëve dhe një oficeri.
Zëdhënësi i Houthive, Yahya Saree, ka konfirmuar më herët se grupi kishte lëshuar “një numër të madh raketash balistike dhe dronësh” drejt bazave të forcave të emergjencës në Marib dhe Hadramout, duke pretenduar se janë goditur trupa, armë dhe automjete ushtarake.
Situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e përshkallëzimit vazhdojnë.
