Lajme

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

SHBA-të kanë ndaluar dhe sekuestruar një anije mallrash me flamur iranian që po përpiqej të kalonte bllokadën e porteve të Iranit, tha Donald Trump.

Anijes iu dha “paralajmërim i drejtë për t’u ndalur” në Gjirin e Omanit dhe, pasi refuzoi, marina “i ndaloi ata menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit”, thotë Trump, duke shtuar se anija është nën “kujdestari” të SHBA-së, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Më parë, Trump tha se përfaqësuesit e tij do të jenë në Pakistan të hënën për negociata – Zëvendëspresidenti JD Vance do të udhëheqë delegacionin amerikan, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Por media shtetërore e Iranit thotë se raportet për bisedime të reja me SHBA-në në Pakistan “nuk janë të vërteta” , megjithëse asnjë zyrtar nuk e ka sqaruar ende qëndrimin e Iranit.

Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane nëse nuk arrihet një marrëveshje

Të Ngjashme