Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U akuzua nga 27 studentet për ngacmim seksual, ‘rrëfehet’ pedagogu: I pyes çfarë ke aty, jo nën fustan…

Pas akuzave nga dhjetëra studente për ngacmim seksual, pedagogut Xhevat Krasniqi ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka thënë se vajzat vijnë me fustan në shkollë gjatë verës, që të kopjojnë, dhe se ai i pyet se ‘çfarë kanë në këmbë’, për kopjen dhe jo me konotacion tjetër.

“Krejt këmbët i shkruajnë gjatë verës me fustan për të kopjuar, e unë s’flas për këtë. Shkoj e i shikoj e më thonë, ‘pse më shikon’. Unë i pyes çfarë ke aty, dhe jo çfarë ke nën fustan”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë kujtojmë se ai është akuzuar për ngacmim seksual nga 27 studente, teksa një prej tyre I është drejtuar në sy duke i thënë se i ka kërkuar ‘masazh’.

“Ti mu më ke thënë kam be të bo masazh. Pikë. Të kam pa me sy dhe të kam ndi me vesh, mos u kap me lojëra fjalësh. Ti na shkaktu trauma. Nuk mjafton falja, edhe prindërve tanë u ke shkaktuar stres”, i drejtohet ajo pedagogut, ndërsa studentët e tjerë i thonë se duhet të kërkojë falje dhe të ikë nga puna.
Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht ka protestuar para rektoratit të Universitetit. Ndërkohë dje është njoftuar edhe pezullimi i tij nga puna.