Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U nderua në Serbi/ Tali me ironi: Paret i ka hallall sepse i ka kryer punë Vuçiqit – Pyet dostat e Grenellit a e komentun hiq?

 
   

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka dorëzuar ish-emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Urdhrin e flamurit serb, për “shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së”.

Për këtë ka reaguar analisti Driton Tali.

Ai ka ironizuar me Grenellin duke thënë se i ka paret hallall sepse i ka kryer punë Vuçiqit.

Postimi i plotë:

Nëse i ka dikush hallall paret që i ka marrë prej Serbie (pos disa shqiptarëve 🙂 ) osht pa dyshim Grenelli!

Nime u pagu nashta shumë për rrethana ballkanike ama punën ja ka kry Vuçkës!

Prandaj e meriton “Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë”!

PS: do dosta të Grenellit si psh Berat Buzhalla & Co, a e komentun hiq!?

A thanë “ça ka lidhje që osht Grenelli homoseksual”, si liebralë transnacionalë që janë!?