Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

“U trondita thellë”: Mbesa e policit të kidnapuar thotë se ishte në takim me Vjosa Osmanin kur e kuptoi ngjarje e rëndë

 
   

Mbesa e njërit prej policëve të kidnapuar në veri, Beqir Sefës, ka bërë një reagim në profilin e saj në Facebook duke u shprehur e shqetësuar për atë që kishte ndodhur.

Ajo ka shkruar në anglisht se kishte qenë në një takim në Parlamentin Evropian mes grupit të Socialistëve dhe Demokratëve kur e kishte kuptuar se xhaxhai i saj i ishte kidnapuar.

“Presidentja e përmendi incidentin në fjalët e saj hapëse dhe unë isha thellësisht e tronditur, të kuptoja se familja ime ishte prekur nga ky konflikt përsëri.” – shkroi znj. Sefa.

Nora Sefa ka treguar se edhe në dhjetorin e vitit të kaluar që i njëjti, Beqir Sefa, kishte qenë i ngujuar në Leposaviq për tri javë nën kushte të rënda shkaku i barrikadave të grupeve kriminale në veri të vendit.

“Deri tash nuk di asgjë për vendndodhjen e axhës sim.” – shton tutje ajo.

“Bota sot” kishte raportuar gjerësisht në disa rast për këtë ngujim në atë kohë.

Statusi i plotë në gjuhën angleze:

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Shqiptarët nderojnë Afrim Bunjakun në Uashington, i pranishëm edhe William Walker e kreu i ushtrisë shqiptare

Lajme

FSK-ja u vu në gjendje gatishmërie, Ministri Maqedonci jep detaje

Lajme

Trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

Lajme

Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin deklaratat e Kurtit se ka rritje ekonomike