Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“U varros si një qen endacak, nuk kishte asnjë njeri”, dalin fotot e para nga varri i Prigozhin

Yevgeny Prigozhin u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit, me një ceremoni private në Shën Petërsburg.

Varrimi i kreut rus të organizatës mercenare Wagner u mbajt në fshehtësi të plotë, në një rreth të mbyllur, në një varrezë në periferi, pranë babait të tij. Ndërkohë, mediat kanë publikuar dhe pamjet e para, teksa pranë varrit nuk mund të dallohen njerëz.

“Kreu i PMC Wagner u varros si një qen endacak dhe pa nderime ushtarake në një varrezë pa emër pranë babait të tij”, komentojnë ukrainasit.

Në një tjetër lajm raportohet se “Putin dhe ‘vëllai i tij i dashur’ Kadyrov nuk erdhën për t’i thënë lamtumirën kreut të Wagner”.

Zyra e shtypit e Prigozhin më herët njoftoi shkurtimisht se lamtumira e tij “u mbajt në një rreth të mbyllur” dhe se “ata që dëshirojnë t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat e Porokhovsky”.

Prigozhin u vra më 23 gusht kur avioni me të cilin po udhëtonte u rrëzua, dy muaj pasi kryengritja e Wagnerit paraqiste sfidën më të madhe për presidentin rus Vladimir Putin.

Një sekret absolut ishte vënë re rreth përgatitjeve për funeralin e tij, teksa sot në mëngjes Kremlini njoftoi se Putin nuk do të merrte pjesë në ceremoni.

Dy drejtues të tjerë të lartë të Wagner, Valery Chekalov dhe Dmitry Utkin, katër nga truprojat e Prigozhin dhe tre anëtarë të ekuipazhit u vranë gjithashtu kur avioni privat “Embraer Legacy 600 “u rrëzua në Tver, në veri të Moskës.