Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U vra sot në derë të shtëpisë/ Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni që u ekzekutua dy vite më parë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Fier, ku një 41-vjeçar u vra me armë zjarri.

Viktima i identifikuar si Elton Javori, i cili kishte vetëm 2 javë që ishte kthyer nga Gjermania, teksa autopri i krimit është 35-vjeçari Agim Gashi. Deri më tani ende nuk dihen arsyet që çuan në vrasjen e 41-vjeçarit, por mësohet se para dy javësh Elton Javori kishte patur një konflikt me Agim Gashin.

Nga ana tjetër, Elton Javori rezulton të jetë nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997 në Masakrën e Levanit, ndërsa Demir Backa ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Fierit.

Sipas policisë, dyshohet se Javori ishte ndjekur prej disa ditësh nga Gashi, i cili ditën e ostme e priti jashtë shtëpisë.

Pasi ka dalë nga shtëpia me makinë, Elton Javori është ndjekur përreth 100 metra nga ky automjet tip “Benz” brenda të cilit ndodhej Gashi. Pasi është afruar, ai e qëlloi atë me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.