Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U zhduk para 8 vitesh kur ishte adoleshent, i riu gjendet i gjallë me prerje, mavijosje dhe gjak në kokë

Një adoleshent i cili u zhduk teksa shëtiste qentë e tij për tetë vjet, është gjetur i gjallë, por në gjendje shumë të rëndë, me të prera dhe mavijosje.

Rudolph ‘Rudy’ Farias IV u pa për herë të fundit më 6 mars 2015, në moshën 18 vjeçare. Ai po shëtiste qentë e tij pranë Tidëell dhe CE King në verilindje të Houston në mbrëmje.

“Qentë e tij u gjetën ndërsa Rudy është zhdukur”, thuhej në Sistemin Kombëtar të Personave të Zhdukur dhe të Paidentifikuar.

Të dielën, Qendra e Teksasit për të Zhdukurit postoi në Tëitter ku tregoi se Farias i cili tani është 26 vjeç, është gjetur i gjallë, por ndodhet në spital për trajtim, pasi u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nëna e Farias tha se murgeshat e panë djalin e saj jashtë një kishe dhe thirrën 911.

Ai ishte në gjendje të keqe si fizikisht ashtu edhe mendërisht, ka treguar e ëma. Farias kishte mavijosje, gërvishtje dhe djegie.

Nëna ndau fotot e Farias në një shtrat spitali dhe tha se ai kishte gjak në flokët e tij dhe ishte rrahur dhe abuzuar.

Farias u diagnostikua me depresion, ankth dhe çrregullim stresi post-traumatik, në 2015. Gjatë përpjekjeve për të gjetur Farias, Texas EquuSearch tha se ai nuk kishte marrë mjekimin e tij dhe mund të çorientohej.

Nëna e tij ka tentuar të flasë me të, por ai thotë vetëm disa fjalë dhe sërish humb ndjenjat. Ajo është mirënjohëse që ai është gjallë dhe po shërohet.

Policia nuk ka bërë të ditur se çfarë mund të ketë çuar në zhdukjen e Faris.