Unioni Demokratik Shqiptarë në Luginën e Preshevës, ka bërë të ditur se do të largohet nga koalicioni qeverisës me Alternativën për Ndryshim të udhëhequr nga Shqiprim Arifi, i cili është edhe kryetar i Preshevës.
Përmes një komunikate për media e publikuar në mediat lokale, një nga arsyet e largimit nga koalicioni, UDSH përmend jostabilitetin politik për të cilin fajtorë e ka bërë kryetarin e komunës ,
Shqiprim Arifin dhe partinë tjetër në koalicionin qeverisës Lëvizjen për Reforma.