Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Unioni i bizneseve në Gjermani organizon takim b2b me prodhuesit dhe përpunuesit e drurit nga Kosova

Përmes Unionit të Bizneseve (UB) shqiptare-gjermane në Gjermani në bashkëpunim me Shoqata e Përpunueseve të Drurit të Kosovës (SHPDK), Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhe mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity dhe Caritasi Zviceran në Kosovë.

U organizua eventi B2B dhe panairi “KOSOVA DAY”, në Köln, Gjermanisë. Panair ky ku u bashkuan të gjithë përfaqësuesit e kompanive, nga Gjermania dhe Kosova.

Unioni i Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, me drejtorin ekzekutiv Fadil Abdullahu, anëtaren e kryesisë Shkëndije Pacolli si dhe kryetarin e degës së Unionit në Frankfurt, Ukë Blakaj, vizituan të gjitha shtandet e kompanive anëtare të saj të cilat ishin pjesë e këtij panairi poashtu edhe kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova, të cilave i’u ofrua përkrahja e shoqatës si një urë lidhëse në mes të Gjermanisë e Kosovës dhe anasjelltas.

Krahas përfaqësuesve te KIESA dhe USAID, Nënkryetari i Unionit të Bizneseve, Zenun Krasniqi, në këtë takimin B2B, përshëndeti të gjithë të pranishmit duke i falënderuar për kooperimin, që sipas tij Unioni i Bizneseve do të vazhdojë të bëjë promovimin dhe të luaj rolin e urës lidhëse në mes të kompanive që veprojnë në Gjermani dhe atyre nga vendlindja.