Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Uron edhe Sveçla, në veçanti policët dhe gazetarët në detyrë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka uruar të gjithë qytetarët e besimit Islam në Kosovë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Më veçantë ai ka uruar policët dhe gazetarët që janë në detyrë.

“Të dashur qytetarë të Kosovës të besimit mysliman, ju uroj gëzuar Kurban Bajramin. Qofshi të gëzuar sot bashkë me familjarët dhe të afërmit tuaj. Shëndet, fat dhe lumturi uroj t’ju sjellë ky Bajram, të gjithëve ju por edhe gjithë shoqërisë e shtetit tonë.

“Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë”, ka shkruar ai.

“Njëkohësisht uroj edhe gazetarët, sidomos ata që janë në shërbim në terren. Është vërtetuar kohët e fundit se raportimet objektive nga gazetarët e terrenit, ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike dhe në zbatimin e ligjit”.

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual