Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtria e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar, partneritet afatgjatë

 
   

Me ftesë të partnerëve britanikë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vizituan panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër.

Në suaza të vizitës, ministri Maqedonci dhe gjeneral Jashari të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, u takuan me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappy.

Fokus i takimit ishte njoftimi me ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.

Delegacioni i Kosovës e falënderoi ministrin Heappy dhe Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK-në.

“Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë të palëkundur dhe të përkushtuar në partneritetin afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga Ministra e Mbrojtjes.