Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në rrugën magjistrale Leposaviq–Banjskë.
Sipas Policisë së Kosovës, një viktimë mashkull, shtetas kosovar, në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF-në e Leposaviqit për trajtim mjekësor, por më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Lidhur me rastin, janë intervistuar tre dëshmitarë meshkuj kosovarë, transmeton “Bota sot”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
