Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

 
   

Vëllau i Liridona Ademaj, Leonardi përmes një postimi në Facebook shkruan së ditët e fundit janë kontaktuar nga shumë njerëz që duan t’i ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës.

Ai u bën thirrje që këto informacione t’i ndajnë me policinë dhe prokurorinë dhe jo familjarët.

Postimi i plotë:

Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.

Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.