![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/veprimtari-berisha-turp-qe-askush-nuk-iu-gjet-afer-rugoves-kur-u-mor-peng-nga-millosheviqi_647ba01a874c1.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Veprimtari dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fetah Berisha, ka folur për dekadën para çlirimit të Kosovës, 1998/99.
Ai, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, ka foli edhe për disa ngjarje që lanë gjurmë në historinë e vendit.
I pyetur se si u ndje kur pa se presidenti Rugova ishte marrë peng nga presidenti serb Millosheviq, ai tha se marrja e tij peng nuk duhet e as nuk guxon të trajtohet si shkuarje e Rugovës me vetdëshirë në Beograd.
“Kur i shikon këto ngjarje, është e turpshme dhe e pandershme që Rugovës nuk iu gjet kurrkush afër, bile-bile edhe për ushtarakët duhet një vërejtje. Po si mundet një presidenti siç ishte Rugova mos me iu gjet afër aty, por përkundrazi, për shembull në Tiranë njerëzit vrapuan me e shpall edhe tradhtar”, tha ai.