![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/veriun-mund-ta-marrin-nen-kontroll-vetem-nderkombetaret-thote-ish-shefi-i-aki-se_64f79fa74c683.png?resize=850%2C611&ssl=1)
Tutje në Click, Ramadani ka thënë se ekziston rreziku që e tërë zona veriore e Kosovës e banuar me serbë etnikë mund të merret nën kontroll nga ndërkombëtarët.
“Nëse vazhdon shtimi i trupave të KFOR-it, shtimi i trupave të EULEX-it, mund të vijë një situatë në të cilën veriun e marrin nën kontroll vetëm ndërkombëtarët dhe kjo pastaj e vendos Kosovën në një situatë edhe më të keqe”, tha Ramadani.
Ai ka thënë se shtimi i forcave të KFOR-it dhe EULEX-it në katër komunat veriore nuk është diçka pozitive për Kosovën.
“Me rritjen e pjesëtarëve të sigurisë nga këto tri institucione nuk ka luftë, por kjo nuk nënkupton që ka qetësi dhe rritja e tensioneve mund t’i kushtojë Kosovës, sikurse që i ka kushtuar deri tash”, tha Ramadani.