Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

VIDEO/Britma e sherr në studion e “Për’puthen”, Roela bën gjestin e papritur pas agravimit të situatës me Vedatin: Merri këto dhe…

Ka agravuar shumë debati mes Vedatit dhe Roelës, pasi kjo e fundit shkoi në Shkup, dhe më pas ai e çoi në banesën e tij, ku ishte i pranishëm edhe vëllai i tij.

“E kisha shumë të vështirë që ta çoja në shtëpi, por e çova sepse isha i detyruar”, tha ai me një ton shumë të lartë.

Pas kësaj deklarate, në studio ajo ka hequr vëthët që nëna e Vedatit i kishte dhuruar, duke i thënë se duhet t’ia japë një tjetër vajze.

“Nuk i meritoj sepse që sot e tutje, shpresoj që t’ia dhuroj dikujt tjetër që do sjellësh në shpi dhe jo mua…”, tha ajo dhe ia dha Vedatit, pasi tha se ka marrë vendim për të ndërprerë njohjen me të.