Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Viktima uli shpejtësinë për shkak të rrugës së dëmtuar, si “përfituan” atentatorët për të ekzekutuar Fatjon Dervishin! Pistat që po hetohen

Fajton Dervishit iu bë atentat afër një ure në shinat e trenit në Katund të Sukthit mesnatën e së martës.

Mësohet se viktima ka ulur shpejtësinë për shkak të rrugës së dëmtuar dhe në atë moment, atentatorët duke përfituar nga kjo situatë e kanë qëlluar me breshëri plumbash, raporton News24.

Në vendngjarje ndodhet ende mjeti i 38-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Ka dyshime se atentatorët e kanë ruajtur shënjestrën e tyre dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, teksa ai kishte ngadalësuar shpejtësinë pasi po hynte drejt rrugës së dëmtuar.

Viktima pak metra larg vendit të krimit kishte dhe banesën e tij.

Ai ishte në automjet së bashku me shokun e tij, të cilët kishin qenë në një lokal dhe më pas po ktheheshin në banesë.