Analisti Viktor Buzhala ka reaguar pas rrënimit të vilave të ndërtuara pa leje përreth Liqenit të Ujmanit, duke e lidhur këtë veprim me qasjen e institucioneve ndaj Listës Serbe dhe figurave të afërta me të.
“Pamje të tilla nuk shiheshin në kohën kur qeverisnin të tjerët. Shtëpitë pa leje nuk rrënoheshin në Ujman, por vilat e Radojçiqëve hidhnin shtat”, ka shkruar Buzhala.
Postimi i tij:
Pamje te tilla nuk shiheshin ne kohen kur qeverisnin te tjeret. Pra, shtepite pa leje nuk rrenoheahin ne Ujman, por villat e Radojciqeve hidhnin shtat.
Pamja e tille ndodhe vetem kur nuk i jep pushtet maksimal Listes Serbe, pra kur nuk futesh ne koalicion me te dhe cdo veprim qe e ndermerr me ta rrxu qeverine.
Nje pamje e tille ndodhe edhe kur nuk i ke partnere biznesi Radoiciqin ne shoke.
