![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/vizita-e-hotit-ne-izrael-neser-kemi-takim-me-kryetarin-e-kuvendit_64878c8e2059d.jpeg?resize=850%2C515&ssl=1)
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjendet në vizitë zyrtare në Izrael, si kryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael.
Hoti ka treguar përmes një postimi në Facebook për agjendën që e ka pasur në ditën e dytë të vizitës.
”Në ditën e parë të vizitës në Izrael takuam Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, zyrtarë të nivelit qendror dhe lokal dhe qendra hulumtuese të fushës së sigurisë”, ka shkruar ai.
Më pas ka treguar se nesër e vazhdon agjendën për t’u takuar me Kryetarin e Kuvendit dhe komisionet parlamentare të Izraelit.
“Kosova ka shumë miq në Izrael. Bashkëpunimi jonë me Izraelin ka rëndësi strategjike. Potenciali i bashkëpunimit është shumë i madh”, ka shkruar deputeti i LDK-së.