Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vjosa Osmani për arrestimet në MINT: Të presim epilogun, e kemi të pamundur të paragjykohet

Presidentja Vjosa Osmani, ka folur rreth aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale dhe Policisë, ku janë arrestuar zyrtarët e MINT, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi.

Osmani e cila sot po qëndron për vizitë në komunën e Klinës, tha para gazetarëve se bazuar në informatat që kanë, duhet pritur epilogun e këtij rasti dhe nuk duhet paragjykuar.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese ne duhet ta presim epilogun dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti”, tha ajo.