Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore dhe Juglindore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Po ashtu, shira të dobët dhe lokalë priten pjesërisht në zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore, vranësirat do të jenë disi më të dukshme. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 30 gradë C në qytetin e Prizrenit.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites, por pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë Maqedoninë duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat kufitare me Shqipërinë. Temperatura minimale do të shënohet në Ohër 13 gradë, ndërsa maksimalja pritet në qytetin e Shkupit deri në 32 gradë C.

Europa

Brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut do të mbeten me vranësira dhe shira të dendur, ku herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të përkohëshëm të parametrit të erës. Kjo situatë do të jetë si pasojë e prezencës së një qëndre ciklonare prej ditësh në Juglindje të Europës. Po ashtu, gadishulli Iberik do të vijojë me rrebeshe të dendura shiu duke sjellë përmbytje në shumë zona. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante.