Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e Fatjon Dervishit/ Viktima emër i njohur për policinë, vëllai në burg, dyshime për larje hesapesh

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit.

Fatjon Dervishi u qëllua në zonën e shinave pranë fshatit Katund. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38 vjeçarit duke e plagosur rëndë. Ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime.

38-vjeçari humbi jetën në spital.

Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit dhe pronës por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar.

Ndërkohë vëllai i viktimës ndodhet në burg.

Vëllai Fatbardh Dervishi ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë ku është dënuar edhe për pastrim parash. Dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Me pas u zhvendos ne Durrës ku u arrestua për plagosjen e një vajze në hotel dhe tashmë ndodhet në burg për këtë vepër penale por edhe për dënimin e Spanjës që po e kryen këtu. Kjo është pista kryesore ku po heton policia. Mësohet se ata mbajnë dhe mbiemrin Doda.