Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e Getian Bejtjas/ Gazetarja Hoxha zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë: Po përsëritet e njëjta skemë…

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja.

Gazetarja është shprehur se është përdorur i njëjti skenar si në rastet e tjera, ku vidhen targat e një automjeti dhe përdoren nga autorët për të kryer krimin dhe më pas djegin makinën dhe armën duke mos lënë gjurmë.

Ajo i ka vënë theksin faktit se ndonëse targat e vjedhura denoncohen nga qytetarët dhe janë në kërkim, sërish përsëritet skenari, vidhen targat, vritet shënjestra, braktiset makina, i vihet flaka më armët brenda dhe më pas zhduken autorët duke mos lënë asnjë gjurmë.

“Ajo që do vë theksin lidhet me një dinamikë tjetër që përdorin grupet kriminale që kanë në shënjestër që i eliminojnë pa lënë gjurmë.

Autorët kishin vjedhur targat e një automjeti në Shkodër, një denoncim i kryer nga qytetarët.

Megjithëse çdo targë e vjedhur shpallet në kërkim ata ja kanë dalë të shkojnë në fshat, ta vrasin është përsëritur e njëjta skemë, duke djegur automjetin dhe armët”, tha Anila Hoxha.