![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/vrasja-ne-kline-kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit_64dce4b66148b.jpeg?resize=850%2C638&ssl=1)
Gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake , ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, për t’ju caktuar masa e paraburgimit Tush Frrokajt, të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departamentin për krime të rënda.
Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme, do të mbahet seanca e procedurës paraprake , ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, që t’i caktohet masa e paraburgimit Tush Frrokaj”, tha Nikçi.