Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrau motrën me thikë, Marsela Pushani del para gjykatës: Nuk doja ta vrisja!

Marsela Pushani ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës, ku do të mësojë masën e sigurisë, në lidhje me akuzat për vrasjen e motrës së saj, Amanda.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, ku Marsela e qëlloi me thikë në bark të motrën, pas një konflikti mes të dyjave. Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupit dhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.

Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.