Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiç në Nju Jork do takohet me Borel e Lajçak dhe do jetë pjesë e drekës joformale me liderët e vendeve të Ballkanit

Presidenti i Serbisë Vuçiç gjatë kësaj jave do qëndroj në Nju Jork si pjesëmarrës i mbledhjes së 78 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ku do takohet me shumë zyrtarë nga vendet e ndryshme, përfshirë ndërmjetësuesit Borel edhe Lajçak dhe do marr pjesë edhe në drekën joformale me liderët e vendeve të Ballkanit, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Në Nju Jork Vuçiç do takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Gueteresh, presidentin zviceran Alan Berse, atë të Koresë së jugut Jun Sok-jol, nënkryetarin e Komisionit Evropian Marosh Shevçoviç si dhe me përfaqësues nga vendet tjera pjesëmarrës në Asamblenë e OJB-së ka njoftuar zyra presidenciale.

Mësohet se Vuçiç është ftuar edhe në pritje e organizuar nga kancelari gjerman Sholc, ku do jenë përfaqësues nga vende të ndryshme jo vetëm nga Evropa.

Vuçiç do të takohet edhe në takime të ndara me shefin e diplomacisë evropiane Borel dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Lajçak, sikurse do të merr pjesë edhe në drekën joformale që organizohet me liderët e vendeve të Ballkanit nga ana e përfaqësuesit të lartë të BE-së Zjosep Borel, thuhet në kumtesën e zyrës presidenciale të Serbisë.

Në kumtesë theksohet se presidenti i Serbisë do të jetë ndër folësit në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së të enjten me 21 shtator.