Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq tha se s’dëshiron takim me Kurtin, reagon profesori: Cilët politikanë shqiptarë janë favoritë të tij? Ja pse nuk dëshiron t´i dekonspirojë

Tashmë ka nisur takimi bilateral i kryeministrit Albin Kurti me ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë- Serbi në Bruksel, Joseph Borrell.

Më pas z. Borrell pritet të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, kurse më vonë mund të ketë edhe një takim trepalësh, Kurti- Borell – Vuçiq.

Ndonëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin urgjent të thirrur në Bruksel, Presidenti i Serbisë, ka deklaruar se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim të flas me Kurtin, ndërsa ka shtuar se takohet vetëm me Borrellin.

“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në “Serbinë qendrore” – ka thënë Vuçiq për RTS.

E këtë deklaratë të Vuçiqit e konsideron si tragjikomike, publicisti, Prof. Dr. Zija Lleshi.

Në një opinion për gazetën “Bota sot” Lleshi tha se Vuçiq me deklaratën e tij, e ka bërë shumëkënd të qesh për pozitën e tij tragjikomike.

 Image Prof. Dr. Zija Lleshi 

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me deklaratën e tij se ”do të shkojë në takim në Bruksel, në prezencën e ndërmjetësueseve nga BE, Borell dhe Lajçak, por nuk do të flet me Albinin”, e ka bërë shumë kënd të qesh për pozitën e tij tragjikomike. Kështu duke mos dashur të flet me Albinin, si një lloj “nongrata” eksluzivisht e tij, Vuçiq mendon se ashtu “bianco” e me një potez, e mshef dhe tërësisht pastrohet dhe e arsyeton tërë atë ndyetësi në veprimtarinë dhe synimet e tij riokupuese dhe rikolonizuese të Kosovës, pa e harruar këtu përgjegjësinë për bashkëveprim me Millosheviqin për gjenocidin e trishtueshëm ndaj shqiptarëve”, ka thënë profesori.

Më tej ai ka hamendësuar duke pyetur se cilët mund të jenë favoritët e Vuçiqit për t’u takuar në vend të Kurtit.

Ai ka treguar edhe arsyen se përse Vuçiq s’dëshiron t’i përmend me emra këta persona me të cilët do të takohet.

“Vallë, po me cilin lider shqiptar do të dëshiruaka në Bruksel të flet Vuçiqi?! Cilët janë ata favoritë të tij?– Këtë kuptohet nuk e tregon, edhe pse shumë mirë paraprakisht e din. E mbanë të fshehtë thellë në zemër. E mbanë vetëm për vedi. Nuk dëshiron t´i dekonspirojë. Vuçiqi është i vetëdijshëm se po t´ia përmend emrin e tij (apo të atyre, nëse janë më tepër) do të ishte sikur t´i godet vetëtima dhe bubullima në karrierën e tij (tyre) politike dhe do të mbetej pa aleat shqiptar të vedit, kundër shqiptarëve. Goditja e dytë do të vinte nga vetë mallkimi i favoritëve të tij për baltosje dhe publikim të hapët të emrit të tij apo të emrave të tyre.