Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Vuçiq tregon nëse do të shkojë në Bruksel – flet edhe për tre policët kufitarë të Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuluar nëse do të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel.

Sipas mediave serbe, një deklarim të tillë ai e ka bërë para gazetarëve, pas një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të Serbisë dhe Hungarisë.

“… Nuk do të flas me (Albin) Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e tyre të dalin nga komunat. E dini, Kurti ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Vatikan, për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës”, citohet të ketë thënë presidenti Serbisë.

Presidenti i Serbisë ka shtuar se nuk është e vërtetë që shqiptarët e arrestuar janë trajtuar keq.

“Atje hanë rrush, ëmbëlsira, pinë Coca-Cola dhe asgjë nuk u mungon…”, ka thënë më tej Vuçiq.

Ndryshe, më 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe.

Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Policëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe ata po mbahen në një burg në Kralevë.

Dhe përveç vendeve të shumta perëndimore, edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, “i është lutur” presidentit serb që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre. 

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual