Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiqi del me deklaratën e papritur: Jam gati të vdes

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të saj ta se është gati të vdesë por nuk e dorëzon pushtetin pa pasur zgjedhje.

“Të gjitha zgjedhjet do t’i bëj, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam frikë fare! Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por atyre nuk do t’u dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, ka thënë Vuçiq gjatë mbledhjes.

Mediat serbe, thonë se të enjten, në seancën e Qeverisë në të cilën ishte ftuar, Vuçiq do të shpallë një vendim të rëndësishëm që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij, duke përmendur edhe ndryshimin e qeverisë.

Ndërkohë kryeministrja e Serbise, Ana Brnabiq, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje pas protestave të shumta që kanë përfshirë vendin. Brnabiq, deklaroi se Vuçiq e ka rezervuar dorëheqjen e saj. Por sipas saj nëse Vuçiç ndryshon mendje, ata janë të gatshëm për zgjedhje të reja.