![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/vv-ja-e-perjashton-nga-partia-besnik-mujecin-te-dyshuarin-per-trafikim-droge_64db92ac40c51.jpeg?resize=850%2C479&ssl=1)
Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asamblistin e saj në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama.
“Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama.
Tutje, ai tha se VV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen.