Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zemaj për draft-statutin e publikuar të Asociacionit: Kjo tregon fytyrën e vërtetë dhe keqmenaxhimin e paaftësisë së Kurtit

 
   

Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar ashpër Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me draft-statutin e publikuar ditë më parë.

Zemaj tha se publikimi i drafteve të tilla tregon fytyrën e vërtetë dhe keqmenaxhimin e paaftësisë së Kurtit.

“Ky është draft statut i cili ka qenë obligim i institucioneve trajtimi e qasja që është ofruar që dikush nga jashtë të ofrojë një dokument tregon fytyrën e vërtetë dhe keqmenaxhimin dhe paaftësinë e Kurtit dhe kësaj qeverie”, u shpreh Zemaj .

Heshtja e Qeverisë për draftin sipas Zemajt, është e qëllimshme.

Ai thotë se ky statut do duhej të ishte konform vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Është proklamuar një Asociacion si lloj gangrene., kemi tema ku tentohet të krahasohet marrëveshja e vitit 2013-2015 por edhe statuti që tash është dashur të jetë në harmoni me vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë dhënë atë kohë. Mënyra e vazhdimit të mashtrimit për ata të cilët militantët e vetë që del me një analizë që ky dokument është më i mirë se të tjerët, por nuk ka dokument nga të tjerët ka marrëveshje , ky është statut i cili do duhej të ishte konform vendimeve të Kushtetueses ose marrëveshjes e 2015”, theksoi Zemaj.