Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zetori përplaset me dy makina, drejtuesit dhe pasagjerët drejt spitalit

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Zhamë.

Mësohet se mjeti tip “Zetor” me drejtues 40-vjeçarin me inicialet T. K., është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues 42-vjeçarin me inicialet Gj. D., 42 dhe me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin me inicialet I. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 42-vjepari dhe 40-vjeçari si edhe pasagjeri në mjetin tip “Audi”, një 50-vjeçar me inicialet A. H., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Po ashtu mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku një 30-vjeçar me inicialet A. Sh., banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.