Lajme

Zgjedhjet për kryetarin e PD, pjesëmarrje e ulët e votuesve në Korçë

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë, më 23 maj, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

Për shkak të mungesës së garës, procesi po konsiderohet si një votëbesim brenda partisë, ku anëtarët shprehen nëse janë dakord që Berisha të vijojë drejtimin e PD-së.

Deri në orën 14:30, në qarkun e Korçës nga 11.000 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 1,265 anëtarë.

Përkatësisht, në degën e Korçës kanë votuar 280 persona, në atë të Maliqit 250 anëtarë, 390 janë votues në Devoll, 145 në degën e PD Kolonjë dhe 200 në Pogradec.

E thënë ndryshe, deri në orën 14:30 ne juglindje të vendit janë bërë pjesë e këtij viti 11.5% e anëtarëve me të drejtë vote./euronews.al

Të Ngjashme