Lajme

​Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

Mentor Gjergjaj, është zgjedhur kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) me mandat njëvjeçar, kështu ka njoftuar Këshilli.

Në njoftim thuhet se Gjergjaj, aktualisht është kryeredaktor dhe bashkëthemelues i mediumit online Reporteri.

Sipas njoftimit, krahas angazhimit si kryeredaktor i mediumit, nga tetori 2023 deri në shkurt 2024 Gjergjaj ka qenë menaxher i projektit “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial”, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë nëpërmjet grantit për media të pavarura dhe i zbatuar nga “Reporteri” (R Media L.L.C.).

Gjergjaj ka qenë anëtar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK). Po ashtu, ai ka punuar si gazetar në Gazetën Express, ku ka mbuluar kryesisht fushat e sigurisë dhe drejtësisë, si dhe ka realizuar raportime dhe hulumtime mbi ekstremizmin fetar në Kosovë.

Në vitin 2018 Gjergjaj ka marrë pjesë në programin International Visitor Leadership Program (IVLP) të Departamentit Amerikan të Shtetit, me temën “Reporting on Religion”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po atë vit ka marrë pjesë edhe në seminarin “Journalism and Revieë of Judicial Processes” të organizuar nga Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Akademinë Ndërkombëtare të Parimeve të Nurembergut, në Nuremberg të Gjermanisë. Si kryetar i KMShK-së, mandati i tij është njëvjeçar.

Të Ngjashme