Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në zonën e Rana e Hedhun në Shqipëri, duke shkaktuar shqetësim për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve në territorin me pisha.
Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, zjarri ka kapluar shumë shpejtë pjesët e pishave, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar një numër i madh i forcave zjarrfikëse dhe ekipeve emergjente, të cilat po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Situata konsiderohet shqetësuese edhe për faktin se vatra e zjarrit ndodhet afër disa hoteleve dhe objekteve turistike, duke ngritur frikën për dëme materiale.
Autoritetet dhe ekipet emergjente po vazhdojnë përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve përreth.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta.
