Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 17:30 në një objekt në rrugën Fushë Kosovë–Prishtinë, ku ndodhet një qendër tregtare e destinuar për fëmijë.
Sipas pamjeve të siguruara, flakët kanë përfshirë objektin, ndërsa ekipet emergjente kanë intervenuar në përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të intervenimit dhe hetimeve.
