Avokati Xhevdet Smakiqi, ka kundërshtuar draft rregulloren e komunës së Prishtinës për tarifën vjetore 1000€ për avokatët në territorin administrativ të Komunës se Prishtinës, duke thënë se ky propozim bie ndesh me ‘’ nenin 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pasi qe pasoja IPSO JURE është se te gjithë anëtarët e OAK-së@ nuk janë me te barabartë para Ligjit te Avokatisë’’.
Tutje, Smakiqi, ka kërkuar OAK që ta kundërshtojë këtë propozim ndaj një pjese të anëtarëve të saj, dhe, ka shtuar ai, se nëse nuk merren në konsideratë të paralajmërojë padi në konfliktin administrativ pranë Gjykatës Supreme.
Postimi:
Reduce speed Perparim Rama!
Komentet për Draft-Rregulloren e Komunës se Prishtines për haraqin/ tarifen vjetore 1000€ për avokatët në territorin adminstrativ te Komunës se Prishtines
Në cilësinë e anetarit te OAK-se, me seli ne Prishtinë e kundershtojë nê mënyren me absolute këtê Draft -Rregullore specifikishte në pjesën e propozimit për tarifen/haraqin e kunderligjshem me arsyetimin si në vijim:
1.Ky propozim për te i’u vendosur tarife haraq anëtarëve te OAK-se në territorin adminstrativ te Komunes se Prishtines bie ndesh me nenin 3 te Kushtetutes se Republikës së Kosovës, pasiqe pasoja IPSO JURE është se te gjithë anëtarët e OAK-së@ nuk janë me te barabartë para Ligjit te Avokatisë, për arsye se kesaj tarife nuk do ti nënshtrohen edhe anëtarët tjere te OAK-se ne komunat tjera.
2.Ky prooozim bie ndesh me Ligjin Për Mbrojtje nga Diskrimnimi nenin 4 ku në kushte te njejta identike kjo tarife haraq krijon IPSO JURE DISKRIMIM klasik brenda rendit kushtetues te RKS-se pasiqë anëtarët tjerë te OAK-se ne Komunat tjera nuk do ti nënshtrohen kësaj tarife haraqi prej 1000€ vjetore.
3.Ky propozim nuk ka baze jurdike ne asnjë dispozite te Ligjjit Per Avokatine në fuqi, as në Ligjin Për Qeverisje Lokale, pra nderhyne në kompentancat ekskluzive te OAK-se si organ i vetem licencues dhe tarifues vjetor ndaj anetareve te saj.
4.Ky propozim nuk ka as justifikim ekonomik pasiqe nuk përbënë kthim apo output te ndonjë kundërshperblimi për shërbimet komunale ekstra apo normale ndaj zyrave te avokatisë në territorin e saj adminstrativ psh: cilat shërbime komuna ofron për avokatet për te kërkuar kundërshperblim ta zëmë parkingje publike apo te ngjashme.
Përfundim
OAK- ja ta kundershtojë me argumente këtë propozim te tarifes haraq ndaj një pjese te anëtarëve te saj, dhe nëse nuk merren në konsideratë te paralajmrojë padi në konfliktin adminstrativ pranë Gjykates Suprerme te Kosovës për te anuluar këtë pjesë te aktit nënligjor si kuderkushtetues.
Autorizohen koleget avokatë qe do te marrin pjesë nesër ne diskutim publik në asamblenë komunale te Komunes se Prishtines me daten 04.06.2026 ora 10:00h qe te përdorin postimin tim për komentet ne këtë Draft -Rregullore.
