Lajme

12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës, një polic dhe 11 civilë

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se 12 persona janë lënduar gjatë protestës, një prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.

Syla ka thënë se shumica e të lënduarve janë ankuar për pasojat e gazit lotsjellës, ndërsa dy persona kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.

“Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar nga gazi lotësjellës. Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.

Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit janë lëshuar shtëpi”, theksoi ai.

Të Ngjashme