Aktuale

“Jam Edi Rama…”, kush është biznesmeni i ndërtimit që ‘ra në kurthin’ e 25-vjeçarit! (Do i merrte 1 milionë euro)

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një biznesmeni, nëpërmjet mashtrimit.

Albi Muça përdorte aplikacionet e komunikimit online për mashtrimin e tij, 25-vjeçari prezantohej si kryeministri Edi Rama.

Ai i kishte shkruar biznesmenit të ndërtimit Ardi Kollçaku në aplikacionin Signal, duke përdorur identitetin e kryeministrit dhe duke i kërkuar shumën prej 1 milion eurosh.

Në komunikimet me biznesmenin, 25-vjeçari i kishte thënë se do të dërgonte një person tjetër për të marrë paratë.

Biznesmeni 54-vjeçar ka kuptuar se mund të ishte përballë një skeme mashtrimi dhe ka bërë denoncim në polici.

Pas veprimeve hetimore dhe përdorimit të metodave speciale, policia ka organizuar operacionin e koduar “Request”, duke ndërhyrë në momentin kur 25-vjeçari po merrte paratë.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast apo në skema të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.

Shifrat/ Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shifrat/ Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Vrau mamanë dhe u dorëzua vetë në policia, dëshmia tronditëse e të riut shqiptar në Itali: Tentova t...

Vrau mamanë dhe u dorëzua vetë në policia, dëshmia tronditëse e të riut shqiptar në Itali: Tentova t…

Të Ngjashme