Aktuale

Rama vë në lëvizje strukturat e PS-së, në fokus zgjedhjet lokale të vitit 2027

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në Kryeministri, ku në fokus të diskutimeve do të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Ministrat dhe drejtuesit politikë kanë mbërritur në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa takimi pritet të përqendrohet te organizimi i strukturave të Partisë Socialiste në të gjithë vendin dhe përcaktimi i prioriteteve për periudhën që i paraprin zgjedhjeve.

Në këtë fazë, drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat pritet të kenë një rol të rëndësishëm në koordinimin e strukturave vendore, forcimin e angazhimit në terren dhe ndjekjen e zhvillimeve politike në zonat që mbulojnë.Mbledhja shihet si pjesë e organizimit të hershëm të socialistëve për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku një rëndësi të veçantë do të ketë edhe puna me bazën dhe përgatitja e strukturave në nivel lokal.
Takimi zhvillohet një ditë përpara mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste për Tiranën, duke e vendosur kryeqytetin në qendër të zhvillimeve të pritshme politike të kësaj fundjave.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse nga këto takime do të dalin edhe porosi konkrete për drejtuesit politikë dhe objektivat që socialistët do të ndjekin në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Kjo është vajza që dikur qante publikisht për Mateon

Kjo është vajza që dikur qante publikisht për Mateon

INVESTIGIMI/ Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore, “Ora News” zbardh dokument...

INVESTIGIMI/ Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore, “Ora News” zbardh dokument…

Të Ngjashme