Aktuale

Aksident me disa të plagosur në Orikum, humb jetën 63-vjeçari, publikohet emri

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 63-vjeçari Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve.

Nga përplasja raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur. Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar. Të plagosurit janë transportuar në ambientet e Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i 63-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.

“Robert Ndrenika më ka goditur”/ Akuza e RËNDË e Kliti Roshit për aktorin: Erdhi së bashku me dy bad...

“Robert Ndrenika më ka goditur”/ Akuza e RËNDË e Kliti Roshit për aktorin: Erdhi së bashku me dy bad…

Televizioni shtetëror i Iranit raporton se lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei është plagosur në luf...

Televizioni shtetëror i Iranit raporton se lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei është plagosur në luf…

Të Ngjashme