Lajme

Jakup Krasniqi nis ditën e tretë pranë familjes në Prishtinë, qëndrimi i tij nën masa të rrepta sigurie

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të premten ka nisur ditën e tretë të vizitës së tij në Kosovë, e cila i është lejuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë për arsye bindëse humanitare.

Gjatë dy ditëve të para të qëndrimit në vend, Krasniqi ka kaluar kohë pranë familjes së tij në shtëpinë familjare në lagjen Velania të Prishtinës.

Qëndrimi i tij po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe me përcjelljen e misionit të EULEX-it.

Image
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit në Prishtin

Të enjten, më 19 nëntor, pas disa orësh qëndrimi në shtëpi, Krasniqi është larguar me automjetet e EULEX-it dhe është dërguar në objektet e këtij misioni në Prishtinë.

Vizita e tij në Kosovë pritet të zgjasë gjithsej katër ditë, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do të ketë mundësi të qëndrojë pranë familjes, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga Dhomat e Specializuara.

Ky institucion ka konfirmuar se leja për vizitë është dhënë për arsye bindëse humanitare, por nuk ka bërë publike hollësi të tjera lidhur me rrethanat konkrete të autorizimit.

Vizita e Krasniqit është e përkohshme dhe po realizohet nën mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse, ndërsa pritet të përfundojë pas katër ditësh.

Ndryshe, Jakup Krasniqi është një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballet me procesin gjyqësor në Hagë.

Të Ngjashme