Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

13 të burgosur izraelitë në Rripin e Gazës iu dorëzuan Egjiptit për t’i sjellë në Izrael

Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, 13 të burgosur izraelitë, të cilët u liruan sot në kuadër të “marrëveshjes për pauzë humanitare të armiqësive” të arritur nga Hamasi dhe Izraeli, iu dorëzuan autoriteteve egjiptiane nga Organizata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, përcjell Anadolu.

Dorëzimi i robërve u bë nga zyrtarë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të cilët u transferuan me ambulanca nga Khan Younis në Gazën jugore në Portën Kufitare Rafah në kufirin me Egjiptin.

Marrëveshja në lidhje me një pauzë humanitare 4-ditore në përleshjet midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi të premten, më 24 nëntor, në orën 07:00 (08:00 GMT).

Sipas marrëveshjes, 150 palestinezë në burgjet izraelite do të lirohen në këmbim të 50 të burgosurve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Në robërit që do të lirohen janë gra dhe fëmijë nga të dyja palët.