Kryesuesi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar lidhur me zhvillimet e së shtunës për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në kryeqytet, duke e akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për inskenim dhe tentim të viktimizimit.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se ngjarjet e së shtunës nuk kishin të bënin me Qeverinë apo Lëvizjen Vetëvendosje, por me ligjin dhe Prokurorinë e Shtetit.
Sipas tij, ndërtesa ku fillimisht ishte planifikuar të vendosej murali nuk është pronë e Komunës së Prishtinës dhe ekzekutivi komunal nuk kishte marrë pëlqimin e pronarëve legjitimë për realizimin e projektit.
“Përparim Rama dhe vartësit e tij sot kishin problem me ligjin dhe me Prokurorinë e Shtetit. Jo me Qeverinë, jo me Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka pretenduar se Rama dhe vartësit e tij kishin tentuar të realizonin projektin pa pëlqimin dhe marrëveshjen e pronarëve të ndërtesës.
Sveçla ka thënë se më vonë, kur murali u vendos në një pronë komunale, askush nuk e pengoi kryetarin e Prishtinës dhe ekipin e tij.
Ai ka theksuar gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kishte votuar pro realizimit të projektit për muralin e Nënë Terezës.
Në fund të reagimit, Sveçla ka uruar 28 Nëntorin, duke përfunduar me mesazhin: “Rroftë flamuri kombëtar! Rroftë populli shqiptar! Rroftë Shqipëria!”.
Kjo përmbajtje kërkon pëlqimin tuaj.{“src”:”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgiza.svecla%2Fposts%2Fpfbid02JvaKQ7hMk65q41aSGm6bJT38DD47v9nq4aqheMkJVfkwB18kLqkwyiUFjW1UREZsl&show_text=true&width=500″,”height”:297,”width”:500,”allow”:”autoplay; encrypted-media; picture-in-picture”,”allowFullscreen”:true,”sandbox”:”allow-scripts allow-same-origin allow-popups allow-popups-to-escape-sandbox”}
