Lajme

“200 militantë po e maltretojnë një shesh” – Gjinovci reagon ashpër ndaj protestave

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar për zhvillimet gjatë protestave, duke kritikuar tolerancën e Policisë ndaj, siç tha ai, sulmeve ndaj policëve, gazetarëve, deputetëve dhe zyrtarëve.

Gjinovci ka thënë se reagimi i Policisë ishte minimal, ndërsa protestat i ka cilësuar si të nxitura nga “kauza artificiale”.

Ai ka kritikuar edhe opozitën, duke deklaruar se PDK dhe LDK nuk kanë struktura të qëndrueshme dhe se në zgjedhjet e ardhshme, sipas tij, “fajin e ka ashiqare opozita”.

Postimi i plotë i Rronit:

Policia i ka duru gabimisht për mendimin tem ton ditën e gatë sulmet ndaj kolegëve të tyne (policëve), ndaj gazetarëve, deputetëve, zyrtarëve, krejt këto nërsy policisë. Këto përveç shkelje të ligjeve, ishin sfidim i autoritetit dhe integritetit të policisë.Toleranca e policisë ishte e teprume. Reagimi i policisë është minimal. S’munden 200 militantë të dy partive opozitare me malltretu ni shesh qe 1 javë ditë me kauza artificiale.

Përsërisim fakte:

1. PDK e ka kriju Gjykatën Speciale.

2. Gjykata Speciale është kategori kushtetuse.

3. Gjykata Speciale është pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare (letërkëmbimit) me BE-ne.

3. Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk ndërrohen me ligj. Ligji i propozum nga PDK është populizëm kot.

4. PDK nuk ka as kryetar as kryesi, njoni negocion munohet me bo marrëveshje, tjerët organizojnë “protesta”.

5. Në zgjedhje kena me shku. Fajin e ka ashiqare opozita. LDK dhe PDK s’kanë struktura të qëndrushme, përbëhen prej grupeve të interesit, s’ki me kon me negociu aty, ose duhesh me negociu me secilin deputet veç e veç.

6. Ishalla keni sukses në jetë krejt shoqnia kosovare! 😘

Të Ngjashme