Lajme

28-vjetori i rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Haradinaj: Luftuan krah për krah si një trup i vetëm

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 28-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se sot kujtesa e kthen te guxim i orëve të para, ku sipas tij, Fehmiu e Xheva nuk kalkuluan asgjë, ata vazhduan të palëkundur rrugëtimin e UÇK-së deri në frymën e fundit në Gradinë të Drenicës, duke luftuar krah për krah si një trup i vetëm.

“Qafa e Mullarit, 6 maj 1997. Aty ku kufiri i dhunshëm thyhej me armë në dorë, rreshti ynë ra në pritë të rreptë të forcave serbe. Në atë përballje ku ra vëllai im, Luani, dhe u plagos rëndë Rafet Rama, pranë nesh e në krye të rreshtit ishin ata, Fehmiu dhe Xheva. Në mes të zjarrit dhe plumbave, vendosmëria e tyre nuk u lëkund për asnjë sekondë. Aty u kalit ajo lidhje lirie e vulosur me gjak, që nuk do të thyhej kurrë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai thotë se ky përvjetor i obligon përpara amanetit të tyre dhe të krejt Brigadës 114.

“Kujtojmë me nderim  Fehmiun, Xhevën, si dhe bashkëluftëtarët Fatime Hetemi e Shefqet Zeka.  Lavdi e përjetshme atyre që shkruan historinë me gjak!”.

Të Ngjashme