Aktuale

30 plumba drejt “Audi-t”, si u ekzekutua Kreshnik Mujeci në prag të shtëpisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar këtë të diel, në Balldren të Lezhës, ku u vra brenda një automjeti tip “Audi”, shtetasi Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se drejt automjetit është qëlluar rreth 30 herë me plumba, ndërsa dyshohet se autorët kanë vepruar me dy automjete.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur pak minuta larg banesës së viktimës. 39-vjeçari ka qenë duke lëvizur në rrugën që të çon drejt banesës së tij, kur autorët, ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur, burrë e grua.

Deri më tani pista kryesore e hetimit është hakmarrja, pasi në 2016, Mujeci, rezulton të jetë përfshirë në një vrasje, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Të Ngjashme